#731 Gezimi20.12.2006 - 22:20 |
AROMA E POEZISE SE DJEGUR. (Der Duft der verbrannten Poesie) Tregim nga Gezimi -shqip-deutsch- Sa here kam kohe te lire, dal e shetis ne parkun e ketij kryeqyteti Europian, qe per nivelin e jeteses, thone kerkuesit moderne, ze vendin e pare ne mes te gjitha kryeqytetve te botes. Kolonat e ndertesave gotike se bashku me pemet qindra vjeçare e rrethojne parkun e njekohesisht mbulojne me hijen e rende varrezat e vjetra ne fund te anes jugore. Ne mbremje perzihen grimca te çuditshme pluhuri te argjente ne mes te lojes se drites dhe hijes dhe e ngopin ajrin me nje tym mistik. Kam pershtypjen se shume njerez vijne ketu per te perjetuar edhe nje here kohen, kur njeriu i pakenaqur me vogelsine e tij u dha rrenje gureve dhe i nisi drejt qiellit. Nje aresy tjeter qe me ben te ndjehem ketu me afer shtepise se te gjithe te tjeret, ka te beje me thenien e kolegeve te mi te punes ne lidhje me varrezat e vjetra. Jane varreza ilire te fillimit te mijvjeçarit te pare.Ketu vinin iliret per te bere tregti, dashuri, per me plaçkite, pra gjera qe ishin ne mode ne ate kohe. Sa here qe malli per vendlindjen i kapercen kufijte reale te durimit,atehere shkoj prane varrezave, ulem dhe preku mbeturinat e gureve. Ferkojmes duarve gjethet e thara te luleve te vogla anes varreve dhe ndjej nji arome te çuditshme poezish te djeguna. Kuptohet se nji arome e tille nuk ekziston, por ndjesite e mija leshojne eren prej shkrumi te diçkaje te shtrejte qe me djeg dalengadale, pafundesisht. Koleget e mi, vendasit, besojne se e kane gjete kete mesazh te pakuptueshem te nenvetedijes sime. Ata nuk kane skjarim me te mire se sa ky standart: "Gjithçka ka te beje me feminine tende, ndersa erdhen ateistet ne fuqi dhe filluan te hidhnin kishat gotike ne ajer, te çvarrosnin poetet e te hidhnin kockat e tyre ne lume. Iliret nuk do ju a falin kaq thjesht kete, sepse ata e kane nderuar shtepine e Zotit dhe respektuar te vdekurit. Parku i qytetit eshte nje strehe e mire per ketrat dhe ne kohen time te lire, vezhgimi i jetes se tyre, i germieve qe ata bejne neper peme e nen toke eshte per mua me interesant dhe i gjalle se sa germimet ne arkeologjine time te ndjenjave. Nuk ka poezi me çlodhese se sa ajo e jetes se ketrave. Gjate gjith vjeshtes ata mbledhin thesare te tera dhe i fshehin gjithandej nen toke, pa fole me kend, pa u zbuluar prej kujt. Mandej kur vjen dimri kerkojne me kot ato shenjat e vjeshtes qe duhej te kallezonin thesaret e fshehur, por qe nuk jane me. Kjo humbje te kujteses se ndjenjave, ky realitet i mrekullueshem qe fitoj prej jetes se ketrave, kjo njohje e re eshte per mua me e ndriçuese se te gjithe librat qe jane shkruar deri me tash mbi Europen postkomuniste. Une e shijoj paqen qe sjellin ketrat ne zemren time. Nje mbasdite te tille vjeshte, shetis me koleget e mi neper park.Gjithçka ishte gati e persosur, nje parajse e dyte dhe kisha parandjenjen qe gjethet po shterngoheshin duke u dridhe mbas degeve, per te evituar renien e zhurmshme. E vetmja gje qe e prish kete tablo te varun diku mes qiellit e tokes, eshte nje familje qe po ben fotografi duke shkele pa meshire mbi barin e e praruar te mbasdites. Por meqe ato po qeshnin me kaq shkujdesje,nuk e mori asnje prej nesh guximin ta prishte kete idil. Po rrinim te ulur ne banke duke u ushqyer me ngrohtesine e fundit te diellit te vjeshtes dhe askush nuk e kuptoi kercimin tim te menjehershem. Fillova te dridhem.Familja mbi barin e praruar po fliste shqip, po qeshte shqip, po therriste shqip. Mbasditja u persos ndersa tabloja e saj mori korniza te florijta.Kishte kaluar nje perjetsi qe nga koha kur s`kisha degjuar njeri te fliste shqip. "Prit pak!Çfare! Ata po flasin nje shqipe te viteve 72, gjuhe qe komunistet e nxoren me ligj e qe askush ne vend nuk e flet dhe ti nuk e di se nga çkrahine ata jane? Edhe, pune e madhe"? Nuk kam guxim te afrohem. Ajo aroma e mistershme e poezive te djeguna, kjo adrenaline e vertete me ka mberthy ne gryke e gati po me mbyt. " Pashe kullen e Babelit dhe qindra ketra qe ngjiteshin ne te. Ajri filloi te copetohej nga gervishja e nofullave. Ne pike te idhnimit zbulova tmerrin e humbjes se kujteses se ndjenjave, poezine qe derimetash kishte mrekulluar jeten e ketrave. Nuk ka gje me te dhimbshme per nje emigrant, se sa takimi me bashkatdhetare qe flasin gjuhen e mesuar nga dhuna. " Ketrat e kishin kuptuar mesazhin tim dhe filluan te rraheshin aty ne muret e babelit. Ata u shane, grinden, pergjaken derisa perzierja e gjuheve u perfundua krejtesisht. Une po bindesha se ketrat e kishin kuptuar qe une jau kishe tejpare magjine e jetes se tyre. Nuk me mbet gje tjeter perveç kercimit perreth viçit te arte ne shkretetire perzier me frenezine ateiste te masave"! Isha lodhe pernjeheresh por megjithate desha tu hidhja edhe njehere veshtrimin Familjes se "shejte" aty mbi bar kur papritmas fytyra e burrit me doli e njohur. " Po!Jo!Prit pak!Patjeter! Une e njoh kete burre! Eshte nje nga fytyrat e njohura qe dolen ne demonstratat e Revolucionit te 90."! Nje shkendije gezimi ra mbi mua dhe me ndriçoi. Nuk desha ti besoj me mistikes se ndjenjave qe ashtu pa aresye me tregonte shenjat e njohura e te panjohura. U thashe, gati me nje gezim feminor miqve te mije se doja tu prezantoja ambasadorin e vendit tim. E ndersa hodha hapin e pare drejt tij, pashe se edhe ai ishte nise drejt nesh. "Ta marre dreqi politiken,Poesine, Gjuhen, perzierjen dhe amnezine e ndjenjave. Ai eshte aty:Njeriu! Njeriu dhe buzeqeshja e tij miqesore. Nuk ka gje me te madhe se kjo ne universum"! Po gezohesha si femije dhe ja lejova vetes mendjemadhesine tu thosha kolegeve qe ne shqiptaret jemi te vetmit ne bote te cilet zoterojme aftesine e zogjve me e njofte njeri tjetrin ne çdo hapesire. Keshtu mund te isha sadopak krenar edhe mbi te tashmen e jo vetem mbi te shkuaren e varreve ilire ne jug te parkut. Kur u afrua krejt zemra ime gati sa nuk pushoi. Na pershendeti me perkulje te shpeshta te krese duke e lene veten ne krahet e gjuhes me te vjeter te botes, asaj te trupit. Ai na zgjati aparatin fotografik dhe foli me ze te larte ne gjuhen e permallshme, ne gjuhen e nenes: - Ej!Ju derra! Do na beni nje foto? Ndoshta kishte nje keqkuptim ne gjithe kete. Bota vazhdonte te qendronte ne kembe pa u shembe dhe une mora aparatin me te shpejte dhe e ndoqa pas.Rruges u perpoqa ta kuptoja e tja hidhja gjith fajin per kete keqkuptim demostrates se paradites te fshatareve kundra BE ne lidhje me uljen e çmimit te derrave. Sapo doja ta shkrepja kur nje thirrje e dyte, plot jete te gjalle me shpoi mespermes: - Ej ti ore derri!Pa shiko te na nxjerresh mire! Te dy, burre e grua nuk e njohen lakuriqsine e tyre ne kete Eden. Qeshnin si dikush qe ska qesh tash sa kohe, ndersa une po i fotografoja. Ndjeheshin si mbreter meqe flisnin nje gjuhe qe askush se kuptonte, pa e dite se ne çdo te globit gjen nje shqiptar qe ka nje histori per te treguar. - Ti, o derri!Shkrepe prape!Vazhdo keshtu! - mu çorr babai i familjes. - Babi, ore babi!Kush eshte derri, ky xhaxhi ketu? - pyeti femija. Nga nje grope varri i bera fotografite duke pritur fundin pa e dite se ku do te binte kapaku i rende. Kur u afrova ja zgjata aparatin femijes duke i thene ne gjuhen e permallshme: - Une nuk jam derr more xhaxhi. Ketu eshte nje park ku shetisin vetem njerezit dhe kafshet nuk guxojne te hyjne. Kurren e kurres. Burri dhe gruaja u mbeshteten mbas njeri tjetrit si peme te goditura nga rrufeja perpara se te shemben. Ishin nxire ne fytyre dhe me kot kerkonin nje vrime ne barin e shkelur per te fshehur krenat. Pata meshire, si per ketrat ne dimer. - Ne shqiptaret kemi nje zakon qe thote se kurre nuk ben me peshty ne zjarrin e mikpritjes! - u thashe duke ju lene aparatin ne duar. U ktheva tek koleget e mije duke vleresuar zakonin ne perendimin perku askush s`te pyet nese nuk do te tregosh vete. Ata u perpoqen ne heshtje te kuptonin dhimbjen qe me lexohej gjithandej e veshtrimet e tyre u perqendruan tek kepucet e mija ku ishin kapur fije dhe gjethe te keputura te vjeshtes. Papritmas ata filluan te digjeshin qe ne maje te gishtave te mij dhe une ndjeva aromen e poezise se djegur te perhapte lote ne syte e thare. U ndjeva si Junior i nje familje te madhe, i cili ka humbur ne pyll dhe i deshperuar kerkon nje vend, qe me ne fund te mund te qaj lirshem. Vjene, Vjeshte.2006 nga Gzimi |
#730 blerina19.12.2006 - 12:23 |
tungi ju pershendes |
#729 *EVOGLA*19.12.2006 - 02:46 |
La notte piu schifosa... PRO fanculo la vita fanculo tutto...fuck all.... |
#728 *EVOGLA*18.12.2006 - 19:26 |
heheh...po mir de mere edhe miranden ne florida o dj pse e leshove hehehhe...une disponimi troshka si perhere hehhe flm......ciao kalofsh mir nga une ho... |
#727 gzimi18.12.2006 - 17:16 |
evogla ehehhe po e pash moj au edhe ti i qita nji xhevze kafe si ne GV sa bukur i pelqen vijena mos shkojsha ne Florida do ta mbajsha nja nji jave ne vijen at lllokume shum e embel ishte ne zemer uuuhhhh . TE PERSHENDES SI JA KALOVE TI JASHT A JE NE DISPONIM OJ E VOGLA KISSS KISSS |
#726 *EVOGLA*17.12.2006 - 04:07 |
Hello everybody people...... si jeni a jeni mir?? ju pershendesi gjithve...hey gzim ae pae miranden si ja kalut sonte se nuk isha kam qen jasht po nejse.ju pershendesi gjithve naten e mir diten e mir.. ciao ciao....EVOGLA......smack.... |
#725 jennyHomepage16.12.2006 - 15:32 |
HALLO |
#724 *EVOGLA*16.12.2006 - 00:33 |
Oj sy-zeza e paskemi te njejten histori dhe per cat smudemi me u ndihmu njera me tjetren.sdi ca tja them...me vjen keq....naten e mir shoqe...gjum te embel me endrra te mira dhe ishallah realizohen ata enderra qe i endrrojme.smack....... |
#723 Sy_ZeZaHomepage15.12.2006 - 23:42 |
Nje Nat te bukur dhe te qet me endrra te bukura si ja don ai qef ju uroj te gjithve .......Une tash po bij ne gjum ku vetem aty kam nje dashuri qe nuk mbaron kurr enderr enderr fillon mir mbaron mir te ishte edhe realiteti ashtu kjo do ishte shum mir ....NUk do kishe askund vuajtje po do kishte vetem lumturi ah vall pse nuk ndodh nje mrekulli per te dashuruarit te ken vetem lumturi ne gjdo hap te jetes ............Po jo jemi te mallkuar qe te vuajm ......Kisss an alle knuddel |
#722 Sy_ZeZaHomepage15.12.2006 - 23:36 |
Es geschah an einem regnerischen Tag , an dem Tag , verschloss ich meine liebe in einem Sarg... Der Himmel war sternenlos und voller Trauer , als hätte man ihn verschlossen mit einer Mauer. Ich wusste nicht was um mich geschah , denn ich wünschte es sei alles nicht wahr... Auf der Straße sind wir uns an diesem Tag begegnet , es war so , als hätten uns die Engel nicht gesegnet... Deine Augen waren so kalt und Leer, dieser Anblick schmerzte mich sehr... Es kam so plötzlich und schnell, als funkelten die Sterne nicht mehrt hell... Dein Schweigen brachte mich zum weinen , diese Stille ließ mich alles begreifen... Zwischen uns war liebe , die sich in Worte lässt nicht beschreiben , oft versuchten wir Probleme zu vermeiden... Die Zukunft brachte alles zum scheitern , denn du wolltest deine liebe nicht erweitern... Du wolltest mir diene liebe nicht beweisen , denn deine Angst war es , dich von deiner Familie zu verweisen... Egoistisch wolltest du deinen Weg gehen , auch nur ohne dich einmal nach mir umzudrehen... Du warfst mich wie eine last Von deinem Rücken , nun trennen uns tausende von Brücken... An diesem düsteren Tag erlitt mein Leben eine wende , denn es kam zum Beziehungsende... Es folgten Stunden , Tage , sogar Monate des Schmerzes... Ein Teil meines Herzens ist nun für Immer gegangen , denn ich habe sehr an ihm gehangen... Das Loch meines Herzens ist gefüllt mit Trauer , Verletzung und Qual , ich hoffe dies passiert kein weiteres Mal... Gegangen ist mein liebendes Herz Geblieben ist nur der qualvolle Schmerz... |
#721 Sy_ZeZaHomepage15.12.2006 - 23:29 |
Ketu e ke met drejt *EVOGLA*tash ashtu esht.... keshtu jam edhe une se e pasur nje person ne zemer e shpirt thell edhe ne eshtrat e damaret e trupit me ka hyr porr per te harruar nuk do mundem dot kurr.........Ja kjo esht dashuria fillim lumturije e mbarim vdekje ...Dhe vetmija te kaplon te len me te mbetura si nje njeri i semuar ....Te bon edhe te flasesh vet me vete........Mua per momentin vetem 4 muret e dhomes time me bejn shoqri ......Se dashuria qe e kam pasur me la mbrapa dhe iku sdon te din asgje per mue Me .........Ai humbi pergjithmon iku nga une .....Dhe ja qka me mbeti vetmija vuajtje lot pa pik lumturije ........ |
#720 *EVOGLA*15.12.2006 - 22:42 |
Oj sy zeza jo mi ska problem per shkrimin te kuptoj shum mir ki drejt...mir ti thua po nuk eshte edhe shum kallaj te harrosh nje person qe per at person ty e jep jeten nash i mir nash i keq po prap ne femnat mbesim me te mirat ne brenda ne zemer...EVOGLA* smack... |
#719 Sy_ZeZaHomepage15.12.2006 - 21:25 |
he me falni se pak ne shkrim gabime po nejse qka me bo kur te jeton larg vendlindje qeshtu asht ......Tung ja kalofshi sa me mir te gjith a me respekt do fjal ne te gjith femrat shqiptare mos e leni veten qe te luajn djemt me ndjenjat tona ........ |
#718 Sy_ZeZaHomepage15.12.2006 - 21:21 |
Te pershendes edhe ty *EVOGELA*EDhe poezit e tua shum po me pelqejn a shum te mira jan ....He po tja tregoj rrugen djemve se nuk jan ne rrug te mir jemi me te forta ne dashur si ata ..........PO Si thojn Se Femra Esht ne dashuri shum e sinqer e reale Na nje bes e japim e kurr nuk lum vendi .....Jo si djemt si te vjen vjeshta kur te bjen dushku prej rremi hahahah.....Qeshtu asht valla |
#717 *EVOGLA*15.12.2006 - 21:08 |
Oj sy zeza complimente per poesiat shum te mira por me ket te fundit ki drejt shum...gabimi jon i femnave eshte se dashurohena per personin e gabuar...te pershendesi me respekt...EVOGLA... |